Nushi pyet për presidenten Osmani: A e dini ku është presidentja e popullit, mos ka hyrë në grevë?
Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka pyetur se ku është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Nushi ka ironizuar, duke thënë se mos ka hyrë në grevë edhe presidentja Osmani.
“A e dini ku eshte presidentja e popullit? Mos ka hy ne greve?”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, deri më tani, presidentja Osmani nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit.
Për të mos harruar, Osmani është kritikuar edhe më parë për heshtjen e saj edhe për tema të tjera në vend.
