Një i vdekur e 3 të lënduar nga aksidenti në Novosellë të Pejës
Një person ka vdekur dhe tre persona të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Novosellë të Pejës.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se një person ka vdekur në këtë aksident teksa katër të tjerë janë lënduar.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë edhe një xyrtar policor.
“Në orën 07.45 në fshatin Novosellë të Pejës policia është njoftuar për një aksident trafiku, të përfshira kanë qenë dy vetura. Tre persona janë të lënduar, por më vonë janë bërë katër të lënduar. Një prej tyre ka vdekur, mjeku e ka konstatu vdekjen në vendin e ngjarjes. Tre personat janë dërgu në Emergjencë më pas në QKUK. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe IPK, pasi në aksident ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor”, ka thënë Gashi.
Nacionale ka siguruar fotografitë nga vendi i ngjarjes të cilat dhe nga to shihen se kanë qenë të përfshira dy vetura.


