Një ditë pas vrasjes së gruas në Ferizaj, në Polici u raportuan tri raste tjera të dhunës në familje - NACIONALE

Një ditë pas vrasjes së gruas në Ferizaj, në Polici u raportuan tri raste tjera të dhunës në familje

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kosova u trondit të premten.

Një 21-vjeçare u vra nga ish-burri i saj brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Gjithçka dyshohet të ketë nisur si pasojë e një përplasje që ndërlidhej me kujdestarinë e fëmijës.

I dyshuari do të qëndrojë për 30 ditë në paraburgim.

Megjithatë, një ditë pas atij krimi mizor, Policia e Kosovës vazhdon të raportojë për raste të dhunës në familje.

Vetëm për 24 orët e fundit, tri raste janë raportuar për dhunë në familje.

Në njërën prej tyre dyshohet të jetë përfshirë edhe xhudisti, Akil Gjakova.

Njoftimet e Policisë:

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE

Prizren / 13.04.2024 – 17:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij, dhe po ashtu ka dëmtuar e demoluar edhe makinën e familjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE

· Pejë/ 13.04.2024 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shqiptare-shtetase e huaj. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Pejë/ 13.04.2024 – 13:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike. I dyshuari është kërkuar por nuk është hasur nga policia. Viktima pas intervistimit me dëshirën e saj është dërguar në shtëpi të sigurt.

Lajme të ngjashme