Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës.

Në raportin 24 orësh të PK-së, tri raste janë raportuar në rajonin e Prishtinës, dhe me nga një rast në Ferizaj, Pejë e Gjilan.

Në krejt këto raste cak të dhunës kanë qenë gratë.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë 20.04.2024 - NN. Më 22.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 22.04.2024. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se ndihet e kërcënuar nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gllogoc22.04.2024 – 11:30. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 22.04.2024 – 12:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me prindërit e tij i kishte kanosur ata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj 22.04.2024 – 10:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 22.04.2024 – 00:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme