Një burrë në Lipjan gjendet i groposur – dyshohet për vrasje të rëndë
Një trup i pajetë është gjetur në fshatin Baicë të Lipjanit dhe Policia e Kosovës po e trajton rastin si dyshim për vrasje të rëndë.
Sipas zëdhënëses së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti, trupi u zbulua rreth orës 12:00, dhe dyshohet se i përket Enver Bajraktarit, i cili ishte raportuar i zhdukur një ditë më parë.
“Sot rreth orës 12:00, më fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë. Aktualisht hetiesit janë duke puniar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, tha Ahmeti.