Nënkryetari i Mitrovicës: Ende nuk janë shuar zjarret
Disa fshatra të qytetit të Mitrovicës janë përfshirë nga zjarre të mëdha, sot kur temperaturat kanë shënuar 40 grade.
Derisa ende nuk dihet shkaktari i zjarrit, ajo që shihet në pamjet e publikuara nga Nacionale pak orë më parë, shihën fshatra të tëra tëpërfshira nga një zjarr i madh.
Zjarrët madje kan arrituar edhe pranë zonave të banimit, ku banorët janë alarmuar nga situata.
Në një prononcim për Gazeten Nacionale, nënkryetari I Mitrovicës Arian Tahiri, ka thënë se situata tashmë është nën kontrollë pasi që kanë intervenuar të gjitha njësitet emergjente.
“Sot gjatë ditës situate ka qene më e rënde pasi që janë rrezikuar edhe banorët e fshatit Zasellë, mirëpo ekipet emergjente te policisë, zjarrfikësve dhe KFOR-it kanë intervenuar në kohë, ku dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin”, tha Tahiri për Nacionale.
Tahiri ka deklaruar se komuna e Mitrovicës ka kërkuar ndihmë edhe nga ekipet e zjarrfikësve nga komunat e Skenderajt dhe Vushtrrrisë.
“Ne kemi kërkuar ndihmë edhe nga komunat përreth ajo e Skenderajt dhe Vushtrrisë, ku na u jnaë pergjigjur menjëhere, deshiroj edhe te i falënderoj publikisht për ndihmën të gjitha institucionët policinë, zjarrëfikësit dhe KFOR-in, ku më ndihmën e tyre kemi evituar demët më të medha”, tha ai për nacionale.
Ndërsa i pyetur se sa hektarë pyje janë djegur deri më tani, Tahiri ka thënë se ende është herët për ta konfirmuar, pasi që zjarret ende nuk janë shuar.
Lajmin për gazetën Nacionale e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Fexhrije Pllana nga kjo zyrë, ka thënë se përveç zjarrfikësve, në terren kanë dalur edhe pjesëtarët e KFOR-it dhe FSK-së.
“Sot rreth orës 15:08 është raportuar për një zjarr në Cërrnushë. Policia, zjarrfikësit, FSK dhe zjarrfikësit e KFOR-it janë në vendngjarje duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin”, ka thënë Pllana për Nacionalen.
Tahiri, po ashtu ka deklaruar se njësitet emergjente janë në terren, pasi zjarret ende nuk janë shuar.
Zjarret kanë pushtuar edhe një pjesë të Mitrovicës Veriore./Nacionale