Zjarr i madh në fshatrat e Mitrovicës, KFOR-i dhe FSK-ja ndihmojnë në terren - NACIONALE

Zjarr i madh në fshatrat e Mitrovicës, KFOR-i dhe FSK-ja ndihmojnë në terren

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zjarr i madh ka kapluar fshatin Cërrnushë në Mitrovicë.

Si pasojë, përveç zjarrfikësve, është kërkuar edhe ndihmë nga banorët e fshatrave përreth si Shupkovc e Kçiq.

Lajmin për gazetën Nacionale e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Fexhrije Pllana nga kjo zyrë, ka thënë se përveç zjarrfikësve, në terren kanë dalur edhe pjesëtarët e KFOR-it dhe FSK-së.

“Sot rreth orës 15:08 është raportuar për një zjarr në Cërrnushë. Policia, zjarrfikësit, FSK dhe zjarrfikësit e KFOR-it janë në vendngjarje duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin”, ka thënë Pllana për Nacionalen.

Lajme të ngjashme