Në Tiranë u mbajt një protestë në mbështetje të të moshuarës e cila u dhunua nga infermieret
Sot në Tiranë kishte një proteste në Sheshin Skënderbej.
Protesta u organizua në mbështetje të të moshuarës e cila u dhunua nga infermieret në një azil në Pejë. Qytetarët, ose një grup qytetarësh kanë shkruar disa pankarta për të shpërndarë mesazhe kundër dhunës dhe në për tu solidarizuar me të moshuarën.
“Të dua nënë”, “Familja, pasuria jonë”, “Kërko falje, e nuk të falim dot” e “Stop Dhunës” janë disa nga mesazhet e shkruara nga qytetarët.