Në kampusin e UP-së shkruhet përmbajtje tmerruese e urrejtjes kundër komunitetit LGBTIQ (+18)
Disa fotografi i janë dërguar redaksisë së gazetës Nacionale e ku tregohet për një shprehje të tmerrshme të gjuhës së urrejtjes ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ.
"K** the gays" - shkruan në njërën rrugë afër Bibiliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës.
Për fat të keq, deri në këto momente, ajo përmbajtje ende nuk është fshirë nga autoritetet e rendit.
Kjo shprehje e urrejtjes vjen pas një debati që e nxiti një shfaqje e bërë të premten e kaluar në Prizren në kuadër të DokuFestit.

