Ndahen 75 shpërblime për lexuesit më besnikë të Nacionales në aplikacion - NACIONALE

Ndahen 75 shpërblime për lexuesit më besnikë të Nacionales në aplikacion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Siç ka premtuar ditë më parë, Gazeta Nacionale sot ka ndarë 75 shpërblime për lexuesit më besnikë që kanë shkarkuar aplikacionin e gazetës.

Përmes një mesazhi të dërguar, të 75 lexuesit janë njoftuar për kohën se kur mund t’i tërheqin shpërblimet e fituara në të cilat përfshihen; kuponë me vlera monetare dhe dhuratë nga BAU market, dhurata të ndryshme nga Comodita Home, kuponë për blerje në SPAR, 10 BOX KRESHA nga KFC, 20 gajbe me Birra Peja, abonime mujore nga Kujtesa e kuponë për në Vitaland.

Kujtojmë se, aplikacionin e Nacionales tashmë e kanë shkarkuar me mijëra lexues, më saktësisht mbi 25 mijë persona.

Shpërblimet e ndara sot, nuk do të jenë të fundit, pasi lexuesit e Nacionales do të vazhdojnë të fitojnë edhe në muajin janar.

Aplikacioni është dritarja më e re, një hapësirë më shumë, për ta treguar të vërtetën tonë për të gjitha zhvillimet në Kosovë, rajon e botë.

Ashtu sikurse e kemi theksuar më parë, kjo dritare e re nuk shërben vetëm për ta ofruar edhe më shumë lexuesin me Nacionalen dhe anasjelltas, por edhe për të futur në tregun medial një qasje të re në marrëdhëniet mes medies e lexuesve, duke i shpërblyer me dhurata lexuesit më besnikë.

Andaj Nacionale i fton të gjithë lexuesit e saj të vazhdojnë të lexojnë shkrimet e artikujt në aplikacion.

Lajme të ngjashme