Mirena për raportin e WJP-së: "Qeverisë s'po ju zgjasin rrenat, n'mbramje po rrejnë në mëngjes po demantohen"
Analisti i politikës, Ilir Mirena, i është bashkuar debati për raportin për sundimin e ligjit të World Justice Project, ku Kosova u rendit e 57-ta në botë.
Mirena thotë se pushtetit po i dalin gënjeshtrat pa u bë 24 orë.
Ai ka shkruar në Facebook, se Kosova këtë vit është me keq për 7 vend se në vitin 2020.
“K'tij pushteti rrenat tash as 24 ore s'po ju zgjasin. N'mbramje po rrejn, ne mengjes po demantohen, si kjo puna me raportin e WJP'se per drejtesine. E ne kete raport, Kosova ne fushen e drejtesise ne vitin 2022 qenka 7 vende me keq se sa ne vitin 2020...”, ka shkruar ai.
Ndryshe, anëtarët e pushtetit po mburren me raportin e ËJP-së teksa nga ana e opozitës kjo po shihet si propagandë.
