Ironizon Mirena: Kurtit po i teprojnë shumë “shrafa” për veriun
Analisti Ilir Mirena ka ironizuar me qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj veriut të vendit.
Sjelljen e kryeministrit ai e ka krahasuar me atë të fëmijëve, të cilët kur hapin gjera të vjetra nuk dinë t`i mbyllur ato.
Në profilin e tij në “Facbook”, ai ka shkruar se sikurse fëmijëve edhe kryeministrit po i teprojnë shumë “shrafa” në gjerat që po i hap.
“Sjellja e Albin Kurtit ne raport me veriun e Kosoves eshte e njejte si kur ishim fmije e hajt prej kurreshtjes e kishe po bajm diçka na qojke dreqi e i qelshim do sene te teknikes me i pa çka kane brenda, naj radio te vjeter, naj reshov, naj digitron, a naj hekur, e heq nje shraf e heq nje tjeter deri e çmontojshim krejt… Sikleti ishte qysh me i mshel, qysh me i montu, veç e shihnim qysh po teprojne shrafat, e dikur si tinez ashte te sakatum e mshefshim diku… Njejte edhe Albin Kurtit, veç po i teprojne shrafat, e sen s’eshte kah mund monton ne veri”, ka shkruara ai.
Sipas tij, në këtë mënyrë nuk ka vepruar askush prej kryeministrave.
“Dmth kujt si ka ra n’mend kshtu me vepru ne veri, as Hashim Thaçit, as Isa Mustafes, as Ramush Haradinajt, as Agim Çekut, e asnje kryeministri tjeter, veç u desht me ardh gjeniu i vogel, Albin Kurti me ba k’so eksperimente… Montone tash veriun e çmontuar…”, ka shkruar ai.