Milaim Zeka: Albin Kurti do të gjunjëzohet para Vuçiqit - NACIONALE

Milaim Zeka: Albin Kurti do të gjunjëzohet para Vuçiqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Milaim Zeka ka komentuar takimin që pritet të mbahet të hënën më 21 nëntor 2022, në Bruksel, ku do të takohen Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Zeka ka thënë se Kurti do të gjunjëzohet përpara Vuçiqit, megjithëse nuk është se merret vesh pse e mendon një gjë të tillë.

Ai po ashtu duket se hedh edhe një sulm ndaj Mimoza Kusarit, por po ashtu nuk merret vesh pse-ja e një gjëje të tillë.

Vërejtje* - Postimi përmban shumë gabime drejtshkrimore.

Albin Kurti, pasi qq na bënë kapës trurin me konfrontimin e tij e që i bënë vendeve perëndimore, tash shkon ne Bruksel për ta marrë miratimin e Aleksander Vuqiçit. Pse kjo loje kaq e turpshme për hiqegjë? Kujt i duhen këto tensione në mes Kosovës dhe Perëndimit? Pse të duhet me iu nënshtruar presidentit serb e jo euro-amerikanëve? Hajde, mos lësho pe, dëgjoj këta luftëtaret e FB-së. Mbështetu tek këta, se bashkë me ta je duke e fundosur çdo gjë që shteti ka ndërtuar për 22 vite. Nesër ke mu kthy si çkulan nga Brukseli. Hore ke mu ba. Ta shohim se qysh ke me përshkruar gjunjëzimin tënd, apo këtë punë ia ke delegu Mimoza Kusarit”, ka shkruar Zeka.

Lajme të ngjashme