Miftaraj: Nëse paditet Qeveria për mos-ekzekutim të pagave, shteti do ta paguajë 1500 euro një grevist - NACIONALE

Miftaraj: Nëse paditet Qeveria për mos-ekzekutim të pagave, shteti do ta paguajë 1500 euro një grevist

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ehat Miftaraj, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se Qeveria po vepron në kundërshtim me ligjin për shkak të mosekzekutimit të pagave ndaj grevistëve.

Miftaraj ka shkruar se veprimi i Qeverisë Kurti është persekutim ndaj grevistëve.

Sipas tij, cilido grevist nëse paditë shtetin, do ta fitojë lëndën dhe do të kompenzohet.

Shkrimi i tij i plotë:

Mos ekzekutimi i pagave per grevistet eshte ne kundershtim me ligj. Eshte persekutim ndaj grevisteve.

Perndryshe, secili grevist qe paraqet Padi ne gjykate, perveq pages, pastaj do te kompenzohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamaten ligjore.

Me fjale tjera, nga nje page qe mund te jete 480 Euro per nje muaj, shteti do te paguaj dikund 1500 Euro. Ne fund faturen e paguan taksapaguesi.

P.S. Leximi i ligjit dhe interpretimi i ligjit dallon.

Lajme të ngjashme