Mësuesit meritojnë paga më të larta: Elvis Hoxhës së VV-së i del mbështetja për Rrahman Jasharajn më 2019 - NACIONALE

Mësuesit meritojnë paga më të larta: Elvis Hoxhës së VV-së i del mbështetja për Rrahman Jasharajn më 2019

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha i Vetëvendosjes ka qenë një ndër zërat më të ashpër kundër Rrahman Jasharajt dhe mësimdhënësve kosovarë që bënë grevë për rroga më të larta. Por, del se ai kishte qëndrim krejt tjetër në kohën e grevës së parafundit.

Ishte janari i vitit 2019, dhe Rrahman Jasharaj me mësimdhënës po grevonin ndaj Qeverisë Haradinaj në lidhje me Ligjin e Pagave.

Yll Rugova nga Vetëvendosje do të shkruante një status - siç është evidentuar nga aktivisti Bardh Ahmeti - në të cilin do të denonconte retorikën qeveritare, në atë kohë të shtyrë përpara nga koalicioni PAN i drejtuar nga Ramush Haradinaj, në lidhje me çështjen e fajësisë për gjendjen e keqe në arsim.

Rugova shprehej në mënyrë të qartë në anën e mësimdhënësve dhe kundër Qeverisë.

“Përgjegjësia për gjendjen skandaloze në arsim është e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit,” – thoshte mes tjerash z. Rugova.

Ai po ashtu, kërkonte paga më “dinjitoze” për mësimdhënësit.

Ky status ishte pëlqyer dhe nga z. Hoxha, që ka bërë shumë statuse në lidhje me çështjen në fjalë.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme