Matoshi: Zgjedhjet shqiptare në veri të Kosovës nuk janë morale dhe as demokratike
Analisti, Halil Matoshi, ka thënë se zgjedhjet që pritet të mbahen në veriun e Kosovës, më 18 dhjetor duhet të shtyhen.
Sipas Matoshit, këto zgjedhje nuk janë nuk janë morale dhe as demokratike.
“Zgjedhjet shqiptare në veri të Kosovës nuk janë morale dhe as demokratike! Ato do të shtyhen. Për këtë jam i sigurt! Por veç mësymja me e udhëheqë Leposavić-in ose Zubin Potoku-un një anëtar i VV -së, asht marrëzi! Dikur ishte marrëzi me qenë një serb Prefekt i Kaçanikut. Marrëzia - jo veç e drejta- âsht kategori e zhvendosshme, p’ej neve tek ata...!? Pej tyne te na”, ka shkruar Matoshi në Facebook.