Matoshi publikon një fotografi me logo të UÇK-së: Ia kthyen dinjitetin secilit shqiptar - NACIONALE

Matoshi publikon një fotografi me logo të UÇK-së: Ia kthyen dinjitetin secilit shqiptar

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Njohësi i zhvillimeve politike, Halil Matoshi, ka publikuar një fotografi ku shihet me logon e UÇK-së të vendosur në telefonin e tij.

Ai ka shkruar disa fjalë për dinjitetin e njeriut, dhe të ushtarëve të UÇK-së të cilët i thanë “jo” nënshtrimit duke ia kthyer dinjitetin secilit shqiptar.

Reagimi duke se ka të bëjë me “dinjitetin” e përmendur këto ditë nga vartës të pushtetit.

Reagimi i plotë i tij:

Fletorja filozofike 12: Mbi dinjitetin dhe thymos-in

1.

Dinjiteti i të kryengritunit për liri shkon përtej fjalëve të politikanëve dhe çdo historie populiste që vepron mbi turmat e palidhuna e t’paqëndrueshme. Dinjiteti i luftëtarit është përtej epokës sonë.

Dinjiteti i tij âsht sipëran.

Ai âsht dalzotës!

2.

“Kështu ndodh gjithmonë: posa ndonjë i huaj i fuqishëm hyn në një krahinë, të gjithë ata që janë aty më të dobët bëhen me të, nga smira që kanë kundër atij i cili, si më i fuqishëm, është mbi ta; kështu që pushtuesit nuk i lypset mund i madh t'i bëjë për vete të dobëtit, sepse të gjithë së bashku menjëherë bëjnë një tërësi me pushtetin që ai e ka vendosur aty." (Niccolo Machiavelli, "Sundimtari")

3.

Me refuzu nënshtimin e me u ngritë mbi frkën, kjo shprehë dinjitetin e luftëtarët që grekët e vjetër e quajnë ‘thymos’ - ndjesi zemërimi i luftētarit e krenarie dyzash, mos me lân me t’ra flamuri tek pluhuni, indinjatë pēr ata që s’na bâjnē hesapë po edhe virtyt që frymëzon një lidhje mes frymës dhe gjakut, si dëshirë e zjarrtë e njeriut për (vet)njohje ose ajo Dignity e modernitetit, simas Fukuyama-s!?

4.

UÇK tha: Jo!

Nuk e pranojmë nënshtrimin. Dhe me këtë akt solem ia kthyen secilit shqiptar dinjitetin.

Lajme të ngjashme