Dinjiteti? Bisedimet në Bruksel nuk dështuan shkaku i targave ilegale, Kurti pranoi pezullimin - NACIONALE

Dinjiteti? Bisedimet në Bruksel nuk dështuan shkaku i targave ilegale, Kurti pranoi pezullimin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shumë e shumë komentatorë politikë, kryesisht të afërt me Vetëvendosjen por edhe kundërshtarë të saj, po e interpretojnë gabimisht gjithë atë që ndodhi në Bruksel përkundër fakteve të forta që u ofruan madje edhe nga njerëzit që ishin të pranishëm në Bruksel.

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, përmes një cicërimi në Twitter tregoi se në fakt propozimi i Kosovës përfshinte pezullimin e fazave të mëtejme të targave ilegale, e që përfshin edhe atë të gjobitjes që nis nesër në orën 08:00.

Në fakt, edhe kryediplomati evropian Josep Borrell bëri një thirrje drejtuar palëve (Kosovës dhe Serbisë, respektivisht) për një gjë të tillë: të pezullonin fazën e targave menjëherë (për Kosovën) dhe të ndalnin lëshimin e targave ilegale menjëherë (për Serbinë).

Por, siç njoftoi ambasadori propozimi i Kosovës përfshinte edhe një tjetër kërkesë drejtuar Bashkimit Evropian: të nisej procesi i bisedimeve bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.

“Çuditërisht, kjo u refuzua!” – ishte komenti i ambasadorit të Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Pra, në takimin urgjent të sotëm në Bruksel që prodhoi një qortim të ashpër nga BE-ja për vendin tonë, e vetmja pikë që kishte çuar drejt dështimit të bisedimeve del të ketë qenë pikërisht çështja e planit franko-gjerman.

“Me keqardhje mund të them që, përfqësuesi lartë Borrell hoqi dorë nga ky afati marsi 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve.” – tha ndërkohë pas takimit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kujtojmë se kryeministri Kurti ka akuzuar Serbinë se po maskonte refuzimin e saj të planit franko-gjerman, të cilin e ka cilësuar si një bazë të mirë për ecje përpara.

Lajme të ngjashme