Maqedonci: FSK-ja në bashkërendim me KFOR-in po merr pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman - NACIONALE

Maqedonci: FSK-ja në bashkërendim me KFOR-in po merr pjesë në operacionin e kërkimit në Ujman

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka konfirmuar se FSK-ja po merr pjesë në operacionin në Ujman.

Ai ka thënë se kjo po bëhet në bashkërendim me KFOR-in.

Postimi:

Njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut.

Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe ti lehtësohet dhimbja familjes.

Lajme të ngjashme