LV-ja hap shkollë politike, Mirena: Me shku njeri me u regjistru
Analisti Ilir Mirena ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka hapur shkollën e saj politike.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se përparësi e kësaj shkolle është se aty nuk ka nevojë fare të mendohet.
“Me shku njeri me u regjistru! Perparesia e ksaj shkolle eshte se mo s’ke nevoje hiç me mendu. Per ty mendojne Mefat e Dimalat… PS: Niva qe k’ta dy ishin ligjerues te Filozofise Politike, prej parasokratikeve e deri te mendimtaret e fundit te kesaj fushe, Kurti e Konjufca…”, ka shkruar Mirena.