Kuvendi miraton Ligjin për Paga - NACIONALE

Kuvendi miraton Ligjin për Paga

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projekligjin për Paga në Sektorin Publik, që kishte shkaktuar bujë të madhe në opinionin publik tash e disa vite.

85 deputetë ishin të pranishëm në sallë nga ta 63 votuan për Projekligjin për Paga.

64 deputetë kanë votuar 63 për asnjë kundër dhe një abstenim, miratohet Projektligji për Paga në Sektorin Publik”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Partitë opozitare nuk morën pjesë fare në votim.

Përndryshe, Konjufca abstenoi edhe këtë Projektligj njejtë siç bërë edhe me Projekligjin për Zyrtarët Publikë.

Në anë tjetër, deputetë e opozitë patën kritika për këtë projektligj. Mospërcaktimi i koficienti ishtë një ndër kritikat kryesore.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në seancë tha se sindikatat e organizat nuk u përfillën.

“Do të duhej të ishte si një lloj ditë feste për ta sepse deputetët, të zgjedhurit e tyre, janë duke e votuar dhe po e përmbushin një detyrë të atyre që me përkushtim dhe me profesionalizëm ushtrojnë funksionet shtetërore. Për fat të keq ky projektligj po vjen në votim duke u shpërfillur të gjitha kërkesat e sindikatave dhe organizate punonjëse që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Në anë tjetër, deputetja e LDK-së, Hykmte Bajrami tha se akoma nuk e dijnë se cila është vlera monetare e koeficientit.

Ligji i pagave në sektorin publik nuk e adreson këtë gjendje. Edhe sot kur po e votojmë ligjin për paga për sektorin publik nuk e dim se cila është vlera monetare e koeficientit”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka kërkuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe Kryeministrit të Kosovës, Allbin Kurti që të iu tregoj se nëse i merrë votat ky ligj kur do të hyjë në fuqi.

Neni i fundit në ligjin e pagave thotë se ky ligj do të hyjë në fuqi një muaj pas publikimit në gazetën zyrtare, e nëse votohet sot se ky ligj do të publikohet brenda këtij viti dhe i bije që me 1 shkurt ligji duhet të hyjë në fuqi”, është shprehur tutje ajo.

Edhe Shefi i grupit të deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Projektligjin për Paga pasi Qeveria nuk ka bërë të ditur se sa do të jetë koficienti.

“Sipas meje, më së miri është të merret për bazë koeficienti me 129 euro”, ka propozuar ai.

Nuk dihet se si do të reagojnë grupt e interesit ndaj këtij Ligji.

Lajme të ngjashme