Haxhiu i PDK-së, pushtetit: Po favorizoni kolegjet private, e keni pasë gojën plot kundër oligarkëve - NACIONALE

Haxhiu i PDK-së, pushtetit: Po favorizoni kolegjet private, e keni pasë gojën plot kundër oligarkëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se me Ligjin për Paga do të favorizohen kolegjet private pasi koficienti për profesorët në Fakultetin e Mjeksisë është i ulët.

Ai ka propozuar një amandament në seancën e Kuvendit të Kosovës për sektorin e arsimit.

Haxhiu ka thënë se rrezikohet akreditimi i programeve teksa ka treguar edhe për rrogat, që sipas tij, i ka paraparë qeveria Kurti për mësimdhënësit në Fakultetin e Mjeksisë.

Jo vetëm për nivelin e arsimit të lartë por edhe për atë parauniversitar, nëse kalon propozimi i qeverisë do të rrezikohet akredimit i programeve në Fakultetin e Mjeksësi."

Asistentit i bie që ai të paguhet 260 euro e për t’u bërë asistente duhet të jetë specilizant e këtë asistent sektori privat do ta merr dhe do t’i jep pagë 1 mijë e 200 euro...”, ka thënë ai duke shtuar se kjo krijon ikje nga sektori publik në atë privat pasi aty kanë paga më të mira.

Ai ka pasur disa fjalë edhe për deklarimet e VV kundër oligarakëve.

Kjo është cka po ju ofron mësimdhënësve në sektorin publik ndërsa po favorizoni kolegjet private e që deri dje e keni pasë gojën plot kundër oligarkëv, prandaj nëse e keni vertetë seriozisht këtë cështje të paktën ndani koficientët për Faklutetin e Mjekësisë për të ruajtur nivelin e barazisë së profesorëve”, ka thënë ai.

Amandamenti i tij nuk u kaloi në Kuvend.

Lajme të ngjashme