Bajqinovci pas kalimit të dy ligjeve: Këto janë më të rëndësishmet në historikun e shtetit
Deputeti Mefail Bajqinovci ka shkruar pas kalimit të Projekt-Ligjit për Paga dhe të Projekt-Ligjit për Zyrtarët Publikë.
Bajqinovci është shprehur se këto dy ligje janë më të rëndësishme në “tërë historikun tonë shtetëror”.
Të dyja ligjet janë kritikuar ashpër nga ana e deputetëve opozitarë. I pari madje e ka lënë të shqetësuar edhe Zyren e BE-së në Kosovë.
“Këto ligje vendosin standarde të meritokracisë, transparencës dhe ligjshmërisë. Ky është një sukses i radhës për Qeverinë Kurti dhe për këtë legjislaturë.” – është shprehur z. Bajqinovci më tej në profilin e tij.