Kurti: Greva e SBAShK-ut është shantazh, rrënim i shtetit e papërgjegjësi absolute
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërthyer. Kuptohet me deklarata të ashpra.
Në një konferencë për media, Kurti ka dërguar një breshëri sulmesh në drejtim të SBAShK-ut, duke e akuzuar për rrënim të shtetit e shantazhim të Qeverisë.
“Në një Kosovë ku testet e PISA-s po naj nxjerrin 3/4 e fëmijve si analfabetë funksionalë, ta shantazhosh, ta kërcënosh qeverinë, me rrënim të shtetit se shkolla është shteti, është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi.”, tha fillimisht Kurti.
Tutje, ai ka thënë se kërkesa për shtesa në pagë, është papërgjegjësi totae.
“Por, ju po e shihni çka po ndodh, veç kërkesë për pare, për ta bankrotuar shtetin, për ta shkatërruar shtetin. Është papërgjegjësi totale.”, vazhdoi Kurti..
Kurti tha se ai nuk shantazhohet, duke i vlerësuar kërkesat e SBASHK-ut si absurde e irracionale.
“Ka ndodhur ashtu në të kaluarën, kur liderë të degëve sindikale kanë krijuar lidhje direkte me politikan, president e ministra dhe e kanë prishur rregullsinë. Unë jam social-demokrat dhe organizimi sindikal është për të drejtat e punëtorëve. Por kërkesat absurde irracionale, që janë më shumë dëshira arbitrare nuk mund të ecin përpara.”, theksoi tutje Kurti.

