Kryeministri Kurti me tjetër reagim skandaloz, flet si aktivist: "Një a dy protesta dhe mirupafshim pas vrasjes së ardhshme" - NACIONALE

Kryeministri Kurti me tjetër reagim skandaloz, flet si aktivist: "Një a dy protesta dhe mirupafshim pas vrasjes së ardhshme"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një tjetër reagim në llogarinë e tij në Facebook dhe i cili duket si të jetë shkruar nga një aktivist i shoqërisë civile.

Duke provuar të arsyetohet, ai ka thënë se “Kosova i ka më pak se 10 mijë policë e më shumë se 300 mijë familje”. Këtë fjali e ka përsëritur dy herë në këtë status, që duket se është një përpjekje për të 'fshirë' në mënyrë indirekte fjalët bizare të ditës së djeshme.

Por, në pjesën vijuese ai thellohet në denoncim të patriarkalizmit e madje edhe të reagimit shoqëror ndaj patriarkalizmit si të ishte ‘kryepatriarku’ i vendit tonë, e jo kryeministër.

“Kur vritet gruaja tashmë është bërë vonë. Zgjimi shoqëror edhe po ngjan vonë edhe po zgjat shkurt. Një a dy protesta të nesërmen, dhe: mirupafshim pas vrasjes së ardhshme.” – është shprehur kryeministri i Kosovës.

Ai nuk ka marrë në asnjë fjali të vetme të paktën përgjegjësi morale për rastin, në bazë të detyrës që e ushtron.

Kryeministri kishte bërë reagim të turpshëm edhe gjatë ditës së djeshme, për çka nxiti edhe shumë deklarata të ashpra kundërshtuese.

Në atë status, kryeministri i Kosovës shkruante me teknikën e njohur të prozës poetike përmes teknikave të shkurta.

“Edhe një burrë që qëllon mbi ruan që duhej ta mbronte.” – është fjalia e parë problematike e Kurtit. Kjo fjali, relativizon realitetin e hidhur patriarkal në të cilin jetojnë gratë në Kosovë, dhe ku shumë shpesh “mbrojtja e burrave” përdoret si pretekst për t’i marrë të drejtat e për t’i dhunuar ato.

Kjo u evidentua edhe nga aktivistja Zana Avdiu, që i tha Kurtit se “qikjo mendësi vret. Qikjo mendësi jep të drejta burrit mbi gruan, mbi jetën dhe sigurinë e saj.”

Por, Kurti do të vazhdonte të thurte fjali problematike.

“...dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë.” – shkroi ai duke i dhënë një dimension nacionalist gjithë problemit në mënyrë të panevojshme. Në këtë formë, kryeministri relativizoi përsëri problemin që është thjesht dhe vetëm gjinor: dhuna e burrave ndaj grave. Edhe kjo fjali u interpretua si patriarkale nga aktivistë për të drejta të grave.

Statusi i plotë i sotëm:

Lajme të ngjashme