Krasniqi: Kurti po thotë s’po kam policë me ndal dhunën ndaj grave, a me i arrestu aktivistet paska
Frashër Krasniqi nga partia Socialdemokrate, ka reaguar ndaj arrestimit të aktivistes Neri Ferizi e cila u arrestua nga policia gjatë protestës së sontme kundër vrasjeve të grave.
Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Kurti i cili shkroi se Kosova ka më pas se 10 mijë policë e më shumë se 300 mijë familje, që nënkuptonte se nuk mjafton vetëm policia për parandalimin e vrasjeve ndaj grave, Krasniqi ka thënë se Kurtika mjaftueshëm policë për arrestimin e aktivisteve, por jo edhe për ndaljen e dhunës ndaj grave.
“S'po kam boll policë për me e ndalë dhunën ndaj grave, po na thotë Kryeministri. A për me i arrestu aktivistet që po protestojnë me plot të drejtë kundër dhunës e pabarazisë gjinore, paska?! Qeveri konzervatore. Patriarkale. Hipokrite. Autoritare”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.