Kosovarët të dhunshëm në familje, 29 raste të rrahjes vetëm brenda 1 jave - NACIONALE

Kosovarët të dhunshëm në familje, 29 raste të rrahjes vetëm brenda 1 jave

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dhuna në familje në Kosovë vazhdimisht sjellë të dhëna alarmante. Për shkak të shifrave të larta, Qeveria e Kosovës ka kohë që ka themeluar një task forcë për luftimin e dhunës në familje. Megjithatë, përdorimi i dhunës brenda familjeve kosovare vazhdon të jetë i lartë.

Sociologët theksojnë faktorë të ndryshëm pse dhuna është mjet për të qeruar hesapet në familjet kosovare, duke theksuar gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve.

E psikologët alarmojnë për dëmet afatgjate që krijon dhuna në familje, e posaçërisht ajo ndaj grave.

Shumica e viktimave janë gra

Gjatë javës që po e lëmë pas, në Kosovë janë raportuar 29 raste të dhunës në familje, në qytete e fshtatra të ndryshme.

Si gjithmonë në këto raste të raportimit, janë gratë ato të cilat e pësojnë dhunën nga burrat e tyre, familjarët apo persona të tjerë.

Shumc

Nga gjithsej këto 29 raste, shumica e numrit, viktima janë femrat.

Vetëm gjatë ditës së sotme, në raportin e policisë janë 3 raste të dhunës në familje.

Një rast është në Drenas ku vëllau ka sulmuar fizikisht vëllaun e tij, në Prishtinë nënëa është sulmuar nga djali, si dhe në Prishtinë gruaja është sulmuar fizikisht nga burri i saj.

Ndërsa ditëve të tjera, në Malishevë djali ka rrahur babain. Në Prizren djali ka sulmuar familjarët. Në Klinë djali ka sulmuar fizikisht anëtarët e familjes.

Në Gjilan babai është sulmuar nga djalisi dhe në Gjakovë burrë e grua janë përleshur mes vete.

Pse nuk po ‘zbutet’ dhuna ndaj grave në Kosovë?

Sipas sociologes Bukurije Rrustemi dhuna në familje, ndaj grave, po mbetet problem i papërmirsueshëm në vend.

Ajo thotë se kjo dukuri për t’u ‘zbutur’ duhet që edukimi rreth kësaj teme, të fillojë që nga shkollat fillore.

“Dhuna në familje është një problem serioz dhe i madh e për pasojë nuk mund të ndalet në periudhë të shkurtër kohore dhe as nuk është e lehtë. Por me një vetëdijësim të përgjithshëm të të gjitha hallkave në shoqëri, duke filluar nga familja e shkolla duke vazhduar me mediat e duke përfunduar me insitucionet e rendit dhe drejtësisë, do të përmirësohej”, tha Rrustemi për Nacionalen.

Gjendja e rëndë ekonomike, sidomos me rritjen e çmimit të ushqimeve bazë, ka ndikuar që kjo dukuri negative të shfaqët në masë edhe më të madhe.

“Faktor aktual i rëndësishëm që po ndikon në shtimin e rasteve të dhunës është gjendja e rëndë ekonomike, rritja e çmimeve në nivel botërorë dhe trauma nga situata e përgjithshme, luftë e pasiguri”, thotë sociologia Bukurije Rrustemi.

Ndërsa, psikologia, Lenida Halilaj, tregon ndikimet e dhunës tek viktima.

“Përpos dëmtimit fizik, efektet psikologjike me të hasura te viktimat e dhunës në familje janë: stresi post-traumatik, ankthi, depresioni, vetë-vlerësimi i ulët, ndjenja e fajit, tendenca vetë-dëmtuese, çrregullime të gjumit apo çrregullime të të ngrënit, ndjenja e pashpresshmërisë, etj.”, tha Halilaj për Nacionale.

Në interpretimin e sociologut, Shkodran Ramadani, rritja e numrit të dhunës së raportuar ka për burim efektet negative të pandemisë.

“Nuk po befasohem për shkak që pandemia me krejt efektet e saj psikologjike, ekonomike, sociale ka lodhur mendërisht dhe përmes karantinës e ka eskaluar një lloj agresiviteti tek njerëzit. Duke i mbyllur në shtëpi, njerëzit kanë qenë më të prirur që të ushtrojnë dhunë dhe normalisht këtu e kanë pësuar më së shumti gratë, sepse ato rëndom janë viktima të dhunës”, tha Ramadani për Nacionale.

Por, sociologja Rrustemi thotë se dënimet e dhunuesëve duhet të jenë më të rënda, pasi një gjë e tillë do të ndikonte në uljen e rasteve të dhunës.

Lajme të ngjashme