Këshilltarja e ministrit Maqedonci: Nuk ndërpritet furnizimi me ushqim për ushtarët
Ashtu siç ka raportuar Nacionale, sot përfundon kontrata me kompaninë Beni Dona, për ushqimin e pjesëtarëve të FSK-së.
Megjithatë, sipas këshilltares së ministrit Maqedonci, nuk do të ndërpritet furnizimi me ushqim.
Megjithatë, Liridona Gashi, këshilltare politike e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë për rtv21 se kontrata është aktive edhe sot dhe do të vazhdojnë me shërbimin e njëjtë.
“Nuk do të ndërpritet furnizimi me ushqim i pjesëtarëve”, tha Gashi për rtv21.
Nacionale ka raportuar se zv/ministri Shemsi Syla kishte vendosur që kjo kontratë të mbetet konfidenciale, e më pas ministri e kishte shfuqizuar këtë vendim.