Këshilltari i Kryekuvendarit Glauk Konjufca: “Xhehnemi do lajë karmen e veprimit të vrasësit të shtatzënës”
Këshilltari i kryekuvendarit Glauk Konjuca, ish-hoxhë Drilon Gashi, ka bërë një status denoncues ndaj rastit të vrasjes makabre të gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së nga burri i saj.
Ai ka thënë mes tjerash që “Xhehnemi në këtë botë, dhe në jetën tjetër do tlajmë karmen (kaderin) e veprimit të gjithashtu.”
Hoxha ka shtuar se “vuajtja bie edhe mbi supet tona” meqë sipas tij “po e lejojmë këtë lloj të egoizmit të egër shtazarak të depërtojë e të zhvillohet në mesin tonë.”
Ai ka kritikuar edhe ato që i quan “kritikat shterpe”.