"Kam gjujtë së pari...": I dyshuari per vrajsen e gruas në Ferizaj flet në gjykatë - NACIONALE

"Kam gjujtë së pari...": I dyshuari per vrajsen e gruas në Ferizaj flet në gjykatë

2 javë më parë

nga NACIONALE

I dyshuari për vrasjen e 21 vjeçares, ish-bashkëshortes së tij dhe plagosjen e vëllait të saj, është paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Sipas “T7”, ai treguar se si ndodhi rasti, duke treguar se fillimisht ka gjuajtur në drejtim të vëllait të viktimës, më pas dy herë drejt saj.

Ndërkohë, avokati në lidhje me klientin e tij, ka thënë se “ai është penduar”.

“Siç është deklaruar, nuk e di se cilin e ka gjuajt përpara. I njëjti tani e ka kuptuar dhe është penduar për veprën e kryer. Në këtë pikë e kundërshtojmë kërkesën e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë.” – citohet se ka thënë ai.

Avokati ka pretenduar se ka pasur një mosmarrëveshje mes ish-çiftit para se të ndodhte vrasja.

“Një natë më parë, para se të ndodhë ngjarja, i pandehuri ka kërkuar që ta shoh djalin përmes telefonit, e ndjera nuk ia ka mundësuar, e ka fyer, e ka injoruar dhe e ka poshtëruar me fjalë të ndryshme”.

Lajme të ngjashme