Hoxhaj: Kjo çka po ndodh në këtë vend është absurde, Kurti prej 18 muajsh po e shkel Kushtetutën
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se Albin Kurti në mënyrë të jashtëligjshëm po qëndron në Zyrën e Kryeministrit.
Para ndertës së Qeverisë, ai ka thënë se ajo çka po ndodh në Kosovë është absurde.
Sipas tij, Kurti prej 18 muajsh po e shkel Kushtetutën e Kosovës.
“Kjo çka po ndodh në këtë vend është absurde dhe nuk ka ndodhur asnjëherë në histori të Kosovës. Ne kemi pas zgjedhje në shkurt, dhjetor dhe në qershor. Kemi pas tri palë zgjedhje dhe asnjëherë nuk ka ndodhur në histori të Kosovës që dikush 18 muaj e 5 ditë të qëndroj në zyre të Kryeministrit dhe ministrave të qëndrojnë në zyra e tyre duke shkel Kushtetutën e Kosovës nenin 72. Unë kam qenë katër herë anëtar i qeverisë dhe sa herë jam betuar për deputet e kam lëshuar zyrën si ministër dhe kam qen vetëm deputet i Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.