Kuvendi me komunikatë skandaloze: Fajësohen deputetët e PDK-së dhe AAK-së pse shkuan në vendin e tyre të punës
Kuvendi i Kosovës mbrëmë e ka lëshuar një komunikatë për media, e cila ka nxitur reagime të shumta.
Paragrafi i fundit i kësaj komunikate, e cila njoftohet për një aktivitet të deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, po konsiderohet skandaloz.
Aty fajësohet deputetët e PDK-së dhe AAK-së pse kanë shkuar në sallën plenare të Kuvendit, e cila është vend i tyre i punës.
“Pas fjalës së saj, të rinjtë u ftuan në grupe në sallën e seancave plenare për t'u njoftuar me punën e Kuvendit. Gjatë kësaj pjese në sallë hynë deputetë të grupeve parlamentare të PDK-së dhe të AAK-së, me ç'rast aktiviteti u ndërpre. Për këtë datë nuk ishte thirrur asnjë seancë plenare dhe salla ishte në shfrytëzim vetëm për këtë aktivitet, ndërsa prej orës 12:00 për ditën e tretë të pritjes së mërgatës”, është thënë në paragrafin e fundit të komunikatës.