Raportohet se Kurti hyri fshehtas në Qeveri: Deputetët e PDK-së përfundojnë aksionin para Kryeministrisë dhe shkojnë në Kuvend - NACIONALE

Raportohet se Kurti hyri fshehtas në Qeveri: Deputetët e PDK-së përfundojnë aksionin para Kryeministrisë dhe shkojnë në Kuvend

55 minuta më parë

nga NACIONALE

Deputetët e PDK-së e kanë përfunduar aksionin e tyre para ndërtesës së Kryeministrisë.

Ata kanë bërë me dije se kanë informacione së kryeministri në detyrë , Albin Kurti, ka hyr në ndërtesën e Qeverisë nga një hyrje tjetër.

Nga ndërtesa e Qeverisë, ata i janë drejtuar Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e PDK-së kanë bërë me dije se edhe sot do të vazhdojnë të kërkojnë nga kryesuesi i seancës konstituive thirrjen e vazhdimit të kësaj seance.

Lajme të ngjashme