Kajtazi: Abdixhiku në Amerikë është ftuar si kryeministër i ardhshëm i Kosovës, jo si kryetar i LDK-së
Gazetari Vehbi Kajtazi e ka komentuar vizitën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kajtazi ka thënë se Abdixhiku në Uashington është ftuar si kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe jo si kryetar i LDK-së.
Ai i ka përmendur edhe kërkesat e Amerikës, që po refuzohen nga kryeministri Albin Kurti.
“Derisa Albin Kurti refuzon kerkesat amerikane, Lumir Abdixhiku ftohet per vizite ne Washington. Abdixhiku nuk eshte thirrur si kryetar i LDK-se, por si kryeministri i ardhshem i Kosoves tek i cili beson aleati jone, Amerika”- ka shkruar Kajtazi në Twitter.
Kujtojmë se Nacionale ka raportuar për vizitën që pritet ta bëjë Abdixhiku në ShBA.
Derisa Albin Kurti refuzon kerkesat amerikane, Lumir Abdixhiku ftohet per vizite ne Washington. Abdixhiku nuk eshte thirrur si kryetar i LDK-se, por si kryeministri i ardhshem i Kosoves tek i cili beson aleati jone, Amerika.
— Vehbi Kajtazi (@vehbikajtazi) November 1, 2022
