Islami komenton situatën Kinë-Tajvan, nënkupton se Kosova duhet ta dëgjojë Amerikën për targat
Analisti Dardan Islami, ka lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të refuzohen, pas deklarimeve se Qeveria Kurti nuk do të shtyjë vendimin për targat, anipse ishte kërkesë e SHBA-së.
Islami e ka ndërlidhur këtë me situatën mes Kinës dhe Tajvanit.
“Amerika po i thot Taivanit ndalja Kines furnizimin me mikroqipa. Taivani po thote do ta humbim nje treg te madh, mbase edhe do ta nervozojm Kinen, por Ameriken e ndegjojme çdo here kur ajo na keshillon! #mosutut”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe Qeveria Kurti ka thënë se nuk do të shtyhet afati për targat. Ky afat skadon me 31 tetor.