Islami: "Enver Hoxha me dhunë, Rugova me shpresë e demokraci, Albini jau ka shpërla trunin me rrena cic mic"
Analisti i politikës, Dardan Islami, është i njohur tashmë me krahasimet e tij për kryeministrin, Albin Kurti me ish-udhëheqës të kaluar të vendeve të ndryshme dhe Kosovës.
Kësaj radhe, Islami ka treguar se cilat mjete i kanë përdorur ish-dikatori Enver Hoxha, ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe cilat po i përdorë Kurti.
“Enver Hoxha jau ka shperla me dhune, Ibrahim Rugova me shprese e demokraci, Albini jau ka shperla trunin me rrena cic mic!”, ka shkruar ai në Facebook.
