Ish-drejtori i shkarkuar nga Bulliqi pas rrahjes së asamblistëve: "Nuk ka rahati me gjarprin brenda n‘shpi" - NACIONALE

Ish-drejtori i shkarkuar nga Bulliqi pas rrahjes së asamblistëve: "Nuk ka rahati me gjarprin brenda n‘shpi"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-drejtori i Inspeksionit në Komunën e Podujevës që u shkarkua nga kryetari, Shpejtim Mulliqi, ka reaguar pas rrahje mes vete të asamblistëve të Vetëvendosjes në oborrin e objektit të komunës.

Mulliq ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se nuk ka rehati me gjarprin brenda në shtëpi.

Nuk ka rahati me gjarprin brenda n‘shpi!!!”, ka shkruar ai.

Mulliqi në muajin gusht të këtij viti ishte pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan në zonën e liqenit të Batllavës.

Shkarkimi ka ndodhur si pasojë e përpjekjeve të mia të vazhdueshme për ta mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm!”, kishte shkruar Mulliqi.

Ai pat thënë se ka pasur mospajtime me kryetarin Bulliqi.

Në njërën anë unë në mbrojtje të ligjit dhe anën tjetër ‘Ai’ në tentim për të më penguar!”, kishte shkruar ai.

Lajme të ngjashme