Ironizon Olluri pas shtyrjes të vizitave në SHBA: A bën së paku Jahja Kokajn me leju për një vizitë në NASA?
Gazetari Parim Olluri ka ironizuar pas shtyrjes së vizitave të ministrave Albulena Haxhiu e Xhelal Sveçla dhe kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi për në SHBA.
Olluri përmes një shkrimi në Facebook, ka përmendur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, duke thënë se “a bën t’i lejohet atij një vizitë në NASA?”.
“Vec sa me thane partia: Jemi ne kontakt me amerikanet. Qe baca Jahja ke para do dite atje”, ka shkruar tutje ai.
Ndërkohë, Nacionale më herët raportoi se ministres Albulena Haxhiu i është shtyrë vizita, kurse ajo doli me një reagim, duke pretenduar se vendimin e ka marrë bashkarisht me Ambasadës Amerikane.
Veç kësaj, Nacionale raportoi ekskluzivisht se vizita për në SHBA, i është shtyrë edhe kryetarit të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Kjo u konfirmua për Nacionalen edhe nga zëdhënësi i kësaj komune, z.Fatri Shatri.
“Takimin e ka shty ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pasi që me sa kam informacione kanë pasë me marrë pjesë edhe disa komuna të tjera. Kryetari ka apliku për vizë amerikane, i është lëshu viza për pesë vjet, ka qenë i planifikum takimi për javën e ardhshme. Por sipas informacioneve që i kam unë, ministri Elbert Krasniqi ka kërku që vizita me u shty”, na tha ai.

