Ironizon Olluri: Florin Krasniqi mundet me shti Albinin në Amerikë ilegalisht kah Meksika
Parim Olluri, analist, ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook, me të cilin ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti pas ngjarjes me udhëtimet në Amerikë të vartësve të tij.
Ai ka shkruar se Florin Krasniqi, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, mund t’i ndihmojë Kurtit të futet në Amerikë ilegalisht.
Kujtojmë që ditë më parë, disa vartësve të Kurtit, përfshirë ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është shtyrë vizta për në ShBA.
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, vlerësoi se tash nuk është koha për udhëtime, pasi në Kosovë ekziston një krizë.