Ironizon Kuleta: Kur të thotë Kurti, nuk mund ta rregulloj një kabinet qeveritar, të shkatërruar që 20 vjet - NACIONALE

Ironizon Kuleta: Kur të thotë Kurti, nuk mund ta rregulloj një kabinet qeveritar, të shkatërruar që 20 vjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish deputeti i Lëvizjes për Bashkim, ka ironizuar me situatën e krijuar në vend, e sidomos pas dramës së shkaktar me dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifi.

Duke përdorur fjalët e Kryeministrit Kurti, i cili vazhdimisht e ka përdorur arsyetimin, se nuk mund ta rregulloj një çështje të caktuar, sepse është shkatërruar për 20 vjet.

Edhe për shkarkimin e Latifit, Kuleta e “arsyeton” Kurtin, duke thënë se arsyetimi i Kurtit mund të jetë se “nuk mund ta rregulloj një kabinet qeveritar që e kam gjetur të shkatërruar 20 vjet”

Statusi i plotë i Kuletës:

“Veç kur të del një ditë Albini e të thotë: "Çka po kujtoni ju? Nuk mund ta rregulloj për 2 vjet një kabinet qeveritar që e kam gjetur të shkatërruar për 20 vjet!"

Lajme të ngjashme