Investim prej 160 milionë eurosh: Ulqinit po i dhurohet një prej komplekseve më të bukura rezidenciale e hoteliere
“Karisma Hotels & Resorts” dhe “Dobrov & Family Group” me krenari e njoftojnë fillimin e ndërtimit të kompleksit luksoz rezidencial e hotelier me pamje nga deti, “Porta Rai”,në Ulqin të Malit të Zi.
Ndërtimi i njërit prej projekteve më domethënëse turistike në dekadën e fundit në këtë pjesë të Evropës do të fillojë në nëntor këtë vit, ndërsa vlera e parashikuar e investimit është 160 milionë euro.
“Porta Rai” do të ndodhet në Plazhin e Madh, plazhi më i gjatë ranor në Evropë, duke u ofruar vizitorëve dhe banorëve një përvojë unike të luksit në bregdetin e Adriatikut. Kompleksi rezidencial-hotelier me pesë yje do të ketë restorante dhe bare ekskluzive, SPA & Wellness, shtatë pishina noti, padel, fusha tenisi e basketbolli, mini-golf, aktivitete të ndryshme për fëmijë, një shëtitore dhe një zonë ekskluzive për shitje me pakicë, të cilat do të mund t’i shfrytëzojnë edhe banorët, edhe vizitorët e kompleksit.

“Qëllimi ynë është që ta sigurojmë fillimin e ndërtimit në nëntor, dhe plani është që të përfundohet i tërë projekti në tri – katër vitet e ardhshme. Ne besojmë se me “Porta Rai” ne do ta pasurojmë ofertën turistike në rajon dhe të ofrojmë një adresë të re të luksit për secilin që e dëshiron atë, në plazhin më të bukur të bregdetit të Adriatikut. “Porta Rai” do të jetë një destinacion për pushim dhe relaksim cilësor, por do të jetë gjithashtu një vend ku takohen kultura, ekskluziviteti dhe natyra” – tha Dragan Lucic, drejtor i “Dobrov & Family Group” për Malin e Zi.
Emri “Porta Rai” bart një kuptim të thellë simbolik dhe e simbolizon “portën e parajsës”. Kështu, “PORTA” është fjalë latine që do të thotë “portë e madhe”, ndërsa fjala “RAI” i referohet “parajsës”.
“Ne u munduan të ofronim diçka inovative dhe ndryshe në tregun rajonal përmes zhvillimit të konceptit “Porta Rai”, dhe më vonë gjithashtu në pozicionimin e tij. Njësitë e banimit të cilësisë së lartë janë përbërës kyç i ofertës sonë, por fokusi më i madh në zhvillim është në objektet për fëmijë dhe familje. Prandaj, unë jam i kënaqur që tërë kompleksi do të jetë i orientuar nga familja, i vendosur në mes të një parku të madh, i mbushur me hapësira të gjelbra dhe bimë autentike mesdhetare, duke krijuar një mjedis të përqendruar te njeriu” – tha Nemanja Kostic, drejtor menaxhues i “Karisma Hotels & Resorts” për Evropë dhe Lindje të Mesme, duke i falënderuar të gjitha institucionet lokale dhe shtetërore që kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në zbatimin e këtij projekti deri më tani.

PËR “KARISMA”-N:
“Karisma Hotels & Resorts” është koleksion i hoteleve luksoze që ka fituar çmime e që ka në pronësi, menaxhon e zhvillon një portofol mbresëlënës të pronave në Amerikë Latine, Karaibe dhe Evropë me brende të shumta si “Nickelodeon Hotels & Resorts”, “Margaritaville Island Reserve®️” nga Karisma; “Margaritaville Beach Resort Ambergris Caye”, “BOR Hotel and Azul Beach Resorts” nga Karisma. Pronat e tyre janë nderuar me çmimet më të larta të industrisë, përfshirë “Top 30 Hotelet në Cancun” të “Conde Nast Travelers”, “Çmimin Udhëheqës” të Shoqatës Botërore të Parqeve Ujore, “Çmimin Magellan” të “Travel Weekly”, dhe “Çmimin e Pesë Diamanteve” dhe “Çmimin e Katër Diamanteve” të AAA-së.
“Karisma Hotels & Resorts” është e përkushtuar ndaj mbështetjes së punonjësve dhe komunitetit, ndërkohë duke ofruar përvoja autentike për mysafirët, duke pranuar njohje botërore për qasjen e vet të ndjeshme dhe kreative ndaj menaxhimit të mikpritjes dhe inovacioneve të produkteve.
Klikoni Këtupër të mësuar më shumë rreth Karisma-s.
Për “Dobrov & Family Group”
DFG-ja është grup ndërkombëtar në pronësi private me mbi 35 vite përvojë në zhvillimin industrial dhe të prodhimit. Strategjia jonë themelore është që të ndërtojmë biznes të qëndrueshëm, inovativ dhe garues që gjeneron qarkullim të qëndrueshëm të parave kesh për rritje afatgjate të ndërmarrjes familjare.
Aktivitetet kryesore të grupit i përfshijnë gastronominë, zhvillimin e pronave, kapitalin e sipërmarrjeve dhe energjinë e ripërtëritshme. Duke operuar në mbarë Evropën, DFG-ja ka portofol të gjerë të projekteve të pronave në Republikën Çeke, Zvicër, Qipro, Mal të Zi dhe Gjermani, kryesisht të financuara përmes financimit me borxh privat. Projektet tona rezidenciale që kanë fituar çmime në Republikën Çeke e vënë në pah përkushtimin tonë ndaj ekselencës. Si njëri nga investitorët kryesorë të Malit të Zi në turizëm, DFG-ja është duke zhvilluar katër projekte të mëdha të resorteve me përdorim të përzier.
Ne jemi të përkushtuar ndaj promovimit të progresit njerëzor përmes sinqeritetit, të qenët të hapur, përgjegjësisë sociale, respektit dhe bashkëpunimit.