Ibrahimi për politikën e Jashtme të Qeverisë Kurti: Injoroje SHBA dhe negocio me Borrellin
Opinionisti, Iliri Ibrahimi, duke komentuar zhvillimet e fundit në vend, ka thënë se politika e jashtme e Qeverisë Kurti është fokusuar në injorim të Amerikës dhe negocim me shefin e politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell.
Ibrahimi thotë se edhe kur Borell ka nevojë, e bën Amerikën “gjysh”.
“Injoroje SHBA dhe negocio me Borrellin tanimë është bërë mantra e politikës së jashtme të kësaj qeverie. Veq mos të harrojmë që kur mbetet në zor edhe Borreli e bën SHBA gjysh.”, ka shkruar të martën në Facebook.
Kujtojmë se Politika e Jashtme e Qeverisë Kurti është kritikuar në vazhdimësi nga njohësit e zhvillimet politike.
