I riu nga Prizreni që vdiq pas therjes me thikë: Policia arreston një shtetas turk - NACIONALE

I riu nga Prizreni që vdiq pas therjes me thikë: Policia arreston një shtetas turk

10 muaj më parë

nga NACIONALE

I riu nga Prizreni i cili u godit me thikë dhe u ka në rrugë, vdiq në QKUK.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për këtë rast është arrestuar një shtetas i Turqisë.

Njoftimi:

Raport shtesë

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Prizren / 06.07.2024 – 23:50. Në lidhje me rastin, më 07.07.2024 gjersa ishte në tretman mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull Kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme