Hoxha, Kurtit: "Popullistëve pushteti gjithmonë ua qet në shesh budallëqet ose mashtrimet" - NACIONALE

Hoxha, Kurtit: "Popullistëve pushteti gjithmonë ua qet në shesh budallëqet ose mashtrimet"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i zhvillimve politike, Fadil Hoxha, ka kritikuar kryeministri, Albin Kurti për veprimet për targat.

Hoxha ka thënë se populistëve u dalin në pah gjithmonë mashtrimet.

“Popullistëve pushteti gjithmonë ua qet në shesh budallëqet ose mashtrimet.”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Më tej, Hoxha ka thënë se Kurti është dashur ta dëgjojë me kohë Amerikën për targat.

Shkrimi i plotë i tij:

Popullistëve pushteti gjithmonë ua qet në shesh budallëqet ose mashtrimet.

Tash shoku Kurti po e sheh çka është pushteti dhe me çka përballesh.

E kishte të lehtë të akuzonte të tjerët se na paskëshin qenë të "shantazhiar" dhe se ky nuk po e kuptoka se si duket presioni.

Përndryshe, veç të kujtojmë atë që patën treguar zyrtatët ukrainas pas agresionit të Rusisë në shtetin e tyre.

Tregimi kishte të bënte me një viztë të zyrtarëve të lartë ukrainas në Ëashington, disa dite para sulmit rud, dhe një pyetje nga ana e amerikanëve; "djem a i keni bërë gati istikamet?".

Ukrainasit kanë mbetur të shokuar. "Do të sulmoheni nga rusët", u kanë thënë zyrtarët amerikanë. Pas disa dite fillon sulmi masiv rus në Ukrainë edhe pse zyrtarët ukrainas deri te presidenti Zelenski thonin se nuk po shohin asnjë shenjë të sulmit rus ndaj shtetit të tyre.

Kur jemi te tregimi ynë, njerëzit me qëllime të mira i thanë Kurtit të dëgjojë Amerikën me kohë për targat e jo të turpërohet me ato qershiat e famshme.

Lajme të ngjashme