“Kryeministri s'është në nivelin e detyrës” – ekspertët e sigurisë e kritikojnë Kurtin për veriun - NACIONALE

“Kryeministri s'është në nivelin e detyrës” – ekspertët e sigurisë e kritikojnë Kurtin për veriun

1 vit më parë

nga Eriola Cacaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ka bërë kompromis për çështjen e targave pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier se situata në veri të Republikës së Kosovës “mund të përkeqësohej rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”.

Kështu u bë e ditur nga gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ku gjatë ditës së shtunë, ka njoftuar se ka realizuar një intervistë me kryeministrin Albin Kurti. Gazetari përmes Twitter ka shkëputur disa prej pikave kyçe të intervistës.

Kurti tha se u pajtua për një kompromis në “krizën e targave” pas paralajmërimit nga ambasadori i ShBA-së në Prishtinë se situata në veriun e Kosovës “mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”, shkroi ai në Twitter.

“Kryeministri nuk është në nivelin e detyrës”

Rreth kësaj çështje, njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovës, Drizian Shala, ka thënë për Gazetën Nacionale, se deklarimi i kryeministrit Kurti, po dëshmon mos respektimin e institucioneve vendore që kanë për detyrë mbledhjen e informacioneve.

Deklarimi i Kryeministrit në lidhje dramën për targa po dëshmon dy elemente që i kemi potencuar në vazhdën e pozicionimit të ti të cilat janë : - Mos respektimi i institucioneve vendore që për detyrë ka mbledhjen e informacioneve si dhe ofrimin e sigurisë nacionalen, si dhe mos koordinim më udhëheqësit e këtyre institucioneve sigurisë për situatën e sigurisë në veri të vendit dhe impakti i pozicionimit të qeveris në situatën e krijuar para veprimit / gjatë veprimit / pas veprimit të përfaqësueseve të komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë ai.

Shala tutje ka thënë se Kurti po e dëshmon faktin se pas dyerve të mbyllura në Bruksel, ka qëndruar pozicioni këmbëngulës amerikan.

Pra Kryeministri po dëshmon faktin që pozicionimi amerikan ishte këmbëngulës mbrapa dyerve të mbyllur duke vuh në situate edhe bojkotimin e komunikimit zyrtar më përfaqësuesit amerikan, që qeveria e përjetojë më "ngrirjen" e vizave për ministrat dhe kryetarët e komunave nga subjekti i kryeministrit. Një deklarim i tillë është demotivues për strukturat e sigurisë sonë që kanë mbajtur situatën të monitoruar 24/7 gjatë gjithë situatës, ky deklarim është një turp institucional që ka ndodhur deri më tani nga një kryeministër i vendit më institucionet e sigurisë se vendit”, ka përfunduar Shala.

Deklaratën e Kurtit, e ka quajtur të papërgjegjshme edhe njohësi i çështjes së sigurisë, Hysen Gecaj, dhe sipas tij kryeministri nuk është në nivelin e detyrës.

“Për mendimin tim është deklaratë e papërgjegjshme e KM të thuhet se Ambasadori i SHBA paska informacione më shumë për veriun e Kosovës prandaj pranova marrëveshjen e fundit për tabelat e automjeteve. Jo se ambasadori nuk ka informata por shihet që KM nuk është në nivelin e detyrës. Është e njohur publikisht se SHBA që në start të vendimit të KM ka kërkuar shtyrjen e vendimit për zbatimin e ligjshmërisë për tabelat ilegale në veri për 10 muaj. Këtë e kanë bërë edhe qendra të rëndësishme të vendosjes në BE, mirëpo KM nuk mori parasysh këshillat e tyre. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe njohës të politikave të sigurisë në Kosovë, vendorë e ndërkombëtarë mirëpo KM sërish është treguar i shurdhër”, ka thënë Gecaj për Nacionalen.

Ai më tej është shprehur se edhe pse Kosova i ka institucionet e saj të sigurisë, por sipas tij Kurti nuk i merr parasysh këshillat dhe informatat e tyre.

KM ka institucionet e veta të sigurisë por si duket as këshillat dhe informatat e tyre nuk i merr parasysh KM i Kosovës. Sa mbaj mend në një prononcim timin në një nga kanalet tona televizive me dt .16 nëntor kam folur për pasojat e mundshme në veriun e Kosovës për shkak të zbatimit të pa takt të ligjshmërisë për tabelat e automjeteve ilegale në veri. Dhe sot e kemi pikërisht atë situatë që e kisha paraparë ato ditë. Tani në veri nuk kemi institucione përderisa kishim gjyqësi, polici, prokurorë dhe administratë çfarëdo qoftë ajo e cila ishte nën betimin e RKS. Tani kur KM u bind se veprimet e tija të ligjshme u kthyen në paligjshmëri u detyrua që të pranojë me vonesë këshillat e ambasadorit të SHBA gjë që është mirë por dëmi u bë”, ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme