Haxhiu nuk tregon nëse do të jap dorëheqje: Nëse shohim se ka dështuar dikush duhet të shkarkohet - NACIONALE

Haxhiu nuk tregon nëse do të jap dorëheqje: Nëse shohim se ka dështuar dikush duhet të shkarkohet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministra e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur sot për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së të mërkurën mbrëma.

Haxhiu ka thënë se porsa të verifikohet dështimi institucional atëherë do të pasojnë dorëheqjet teksa nuk ka komentuar nëse vetë ajo do të jap dorëheqje nga pozita e ministres.

Ajo gjithashtu akuzoi prokurorët dhe gjyqtarët të cilës sipas saj, deri më tani nuk kanë dhënë dorëheqje për asnjë vrasje.

Kjo vrasje e dyfishtë, na tregon që edhe përkundër veprimeve që kemi ndërmarrë kemi edhe shumë punë për të bërë. Rasti mbrëmshëm nuk guxon të na zmbraps. Rasti mbrëmshëm duhet të na bëj të gjithëve të angazhohemi edhe më fort derisa të ofrojmë siguri të plotë e drejtësi për vajzat e gratë. As Prokuroria e as Gjykatat nuk kanë qenë të pranishëm. Në fakt do të duhej të kishin më shumë ndërgjegje morale, njerëzore e profesionale. Nuk kam koment për veprimet e tyre.”

Në momentin që do të verifikohet dështimi institucionale, hallka që ka dështuar, personi përgjegjës do të jap dorëheqje. Të gjithë ne kemi përgjegjësi në lidhje me legjislacionin në fuqi. Kompetencat janë të ndara. Por nëse shohim se ka dështuar dikush, do të ketë dorëheqje, do të ketë shkarkim. Dorëheqjet e shkarkimet janë shkruar edhe në rastet e kaluara kur ka dështuar prokuroria, asnjë dorëheqje asnjë shkarim. Kjo neglizhenë po inkurajon kriminelët. Nuk kemi asnjë prokurorë apo gjyqtarë që ka dhënë dorëheqje pasi nuk e ka kryer detyrën.”, ka thënë ajo para gazetarëve pas takimit ndërministror lidhur me rastin e vrasjes së 35 vjeçares.

Lajme të ngjashme