Haliti ironizon: "Ishin shku dje krejt për dore Albulena, Bulliqi, Sveçla e Elberti me kërku me i shty vizitat"
Pas shtyrjes së vizitave të ministrave të Qeverisë Kurti për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rrjetet sociale kanë filluar edhe talljet ndaj tyre.
Është analisti Afrim Haliti, i cili ka ironizuar më shtyrjen e vizitave për ministres, Albulena Haxhiu, ministrin, Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi dhe për kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Ai ka ironizuar duke thënë se shtyrja e vizitës erdhi pas kërkesë së ktyre ministrave.
“Çfar akti patriotik. Ishin shku dje krejt për dore Albulena, Bulliqi, Sveçla e Elberti në ambasadë të SHBA-ve me kërku me i shty vizitat. Pastaj ishin shku edhe disa tjerë me të njejten kërkesë! Mirëmengjesi dhe ditë të mbarë për ju.”, ka shkruar ai në Facebook.
Mbrëmë Nacionale raportoi se ministrave të Qeverisë Kurti u është shtyrë vizita për në Amerikë për shkak të situatës në vend pas largimit të pjeëstarëve serbë nga institucionet e Kosovës.
