Halimi nga LDK reagon ndaj Hoxhës së VV-së: Kosova s'ka nevojë për ideologë të urrejtjes - NACIONALE

Halimi nga LDK reagon ndaj Hoxhës së VV-së: Kosova s'ka nevojë për ideologë të urrejtjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike (LDK), Sibel Halimi, ka reaguar ndaj linçimit që Elvis Hoxha i VV-së i ka bërë Rrahman Jasharajt të SBAShK-ut.

Znj. Halimi e ka quajtur Hoxhën “ideolog të urrejtjes dhe përçarjes” pas sulmit të këtij të fundit ndaj z. Jasharaj.

“Kosova nuk ka nevojë për ideologë të urrejtjes, dhe përçarjes, por të ideve progresive, debatit konstruktiv e dialogut shoqëror për tejkalimin e krizave.” – ka thënë ajo.

Gjatë ditës së sotme, Jasharaj u prit në një takim nga kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku. Ky i fundit i ofroi mbështetje kryesindikalistit të punëtorëve të arsimit.

“...ky vend nuk e toleron frymën e fanatizmit dhe kulturën e damkosjes së tjetrit të ndryshëm.” – përfundon ndërkohë fjalën e saj znj. Halimi.

Kujtojmë se reagimet kundër linçimit të z. Hoxha janë të shumta. Juristja e medieve, Flurura Kusari, madje ka kërkuar që ai të mbahet përgjegjës penalisht për linçimin.

Statusi i plotë:

Kosova nuk ka nevojë për ideologë të urrejtjes, dhe përçarjes, por të ideve progresive, debatit konstruktiv e dialogut shoqëror për tejkalimin e krizave.

E papranueshme qasja diskriminuese dhe stigmatizuese e zyrtarëve të lartë të partisë në pushtet karshi të gjithë atyre që nuk pajtohen me diktatin dhe vullnetin e saj për sundim absolut.

Republika e Kosovës u lind nga shpirti i rezistencës demokratike ndaj mentalitetit autoritar. Dhe ky vend nuk e toleron frymën e fanatizmit dhe kulturën e damkosjes së tjetrit të ndryshëm.

Lajme të ngjashme