Halimi nga LDK pas mos-ekzekutimit të pagave: Kjo është hakmarrje politike - NACIONALE

Halimi nga LDK pas mos-ekzekutimit të pagave: Kjo është hakmarrje politike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, po ashtu ka komentuar mos-ekzekutimin e pagave për mësimdhënës nga Qeveria e Kosovës.

Ajo ka potencuar telashet serioze me të cilat po përballen qytetarët e vendit pas rritjes alarmante të çmimeve tash e mbi një vit.

“Në këtë kohë inflacioni enorm e rritje çmimesh në gjithçka, kur familjet tona ballafaqohen me problemet e mbijetesës, sa lehtësisht e me sa krenari dalin në konferenca për medie për të kumtuar lajmin se nuk do të ketë paga për mësimdhënësit.” – ka shkruar znj. Halimi.

Ajo e ka cilësuar veprimin e Qeverisë Kurti II si një hakmarrje politike.

Kujtojmë se të shtunën anëtarësia e SBAShK-ut vendosi që të pezullonte grevën në arsim deri në muajin janar.

Por, Qeveria e Kosovës në mënyrë të befasishme ka vendosur që të mos ekzekutojë pagat ndaj tyre, në një vendim që po cilësohet edhe si antiligjor.

Statusi i plotë i znj. Halimi:

Lajme të ngjashme