Halil Kastrati: Me gjithë zemër i bëjmë vend në shtëpinë tonë të moshuarës që u rrah nga infermieret - NACIONALE

Halil Kastrati: Me gjithë zemër i bëjmë vend në shtëpinë tonë të moshuarës që u rrah nga infermieret

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Humanisti i njohur Halil Kastrati, i cili menaxhon Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë, ka reaguar ndaj videos ku një infermiere shihet duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare në një qendër të moshuarve në Pejë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk ka pasur forcë ta sheh videon deri në fund, ku keqtrajtohen një nënë e dëshmorit.

Ai ka shprehur vullnetin që ta pranojë në shtëpinë të cilën e menaxhon të moshuarën ndaj të cilën është ushtruar dhunë.

“Nuk pata force me pa videon deri ne fund por me dhimbje ne shpirt po i percjelli lajmet per rastin e te moshuares, nenes se deshmorit ne Peje dhe realisht kam ngele pa koment. Cdo sherbim ndaj njerezve me nevoja te ndryshme duhet te jete mision sepse vetem atehere u sherben atyre me shpirte e trup. Pa dashur qe te zgjatem me shume, te ju japim hapsire organeve te drejtesise me thene fjalen e fundit ndersa te moshuares, nenes tone me gjithe zemer i kishim bere vende ne shtepine tone. Zot na fal e na udhëzo”, ka shkruar ai.

Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.

Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.

Ndërkohë, Nacionale e ka konfirmuar tashmë se dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Ngjarja ka ndodhur në një dom të pleqve privat në Pejë, i cili quhet “Orenda”.

Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme